Ballina Auto Nga “harresa në lavdi” – disa nga makinat – dikur më të...

Nga “harresa në lavdi” – disa nga makinat – dikur më të zakonshme – bëhen përsëri yje në një festival të Anglisë

Në fundjavë, në Grimsthorpe Castle të Lincolnshire-it, u mbajt një ngjarje unike që bashkoi mijëra pronarë makinash të zakonshme nga vitet ’70 deri në vitet ’90.

Ky festival, tashmë në edicionin e tij të 11-të, “nderon” automjetet më të zakonshme familjare, të cilat dikur mbushnin rrugët, por sot janë më të rralla se Ferrari-t klasikë.

Nga e gjithë bota, entuziastët udhëtuan drejt Anglisë me makinat e tyre të thjeshta por të dashura.

Ngjarja është organizuar nga kompania e sigurimeve Hagerty dhe konsiderohet një pikëtakim nostalgjik për të gjithë dashamirësit e automobilizmit.

Juria dhe vizitorët zgjodhën tre makinat më të veçanta në mesin e qindra pjesëmarrësve.

Dhe festivali konfirmoi se edhe më e zakonshmja nga makinat mund të jetë e jashtëzakonshme – nëse i mbijeton harresës së kohës.

Exit mobile version