Ballina Lajmet Nga shpërthimi në Portin e Bejrutit janë dëmtuar 8.000 ndërtesa

Nga shpërthimi në Portin e Bejrutit janë dëmtuar 8.000 ndërtesa

Komisioni i Lartë për Ndihma në Liban (KLN) sot bëri të ditur së paku 8.000 ndërtesa, përfshirë 50 struktura të lashta, u dëmtuan nga shpërthimi masiv i javës së kaluar në Portin e Bejrutit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për AA, sekretari i Përgjithshëm i KLN -së, Mohamed Khair, tha se llogaritja e të gjitha dëmeve nga shpërthimi do të përfundojë të mërkurën.

Sipas reporterit të AA-së, shkalla e dëmeve ndryshon nga një zonë në tjetrën.

KLN është i lidhur me kabinetin dhe funksionet e tij përfshi shpërndarjen e ndihmave dhe menaxhimin e fatkeqësive.

Qeveria e Libanit për shpërthimin ka fajësuar rezervat e lëna pas dore të 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në një depo, që vrau të paktën 160 njerëz, plagosi mijëra të tjerë, duke lënë shkatërrim në të gjithë kryeqytetin.

Exit mobile version