Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nga varri në varr: një nga funeralet më të mëdhenj në Gaza

Nga varri në varr: një nga funeralet më të mëdhenj në Gaza

Dhjetëra fëmijë, gra dhe persona me aftësi të kufizuara midis 112 të gjeturve nën rrënoja

Një funeral masiv do të mbahet sot në Gaza për 112 palestinezë, mbetjet e të cilëve u gjetën nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara gjatë sulmeve izraelite në lagjen Sabra në qytetin e Gazës.

Sipas Mbrojtjes Civile të Gazës, 40 fëmijë, 38 gra dhe shtatë persona me aftësi të kufizuara janë midis viktimave të gjetura. Mbetjet u gjetën gjatë një operacioni disaditor për të nxjerrë trupat nga rrënojat e ndërtesave që u shkatërruan më 23 nëntor 2023.

Ekipet e shpëtimit deklaruan se kërkimi zgjati 136 orë dhe pjesa më e madhe e punës u krye manualisht, në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe të rrezikshme. Mbetjet e gjetura i përkasin viktimave nga familjet Al-Hassayneh dhe Abu Sharia.

Mohammed Abu Dan, i cili drejtoi operacionin e rikuperimit, tha se të paktën 157 trupa besohet se janë ende nën rrënoja. Ai shtoi se disa mbetje ishin shkrirë plotësisht me strukturat e betonit dhe metalit, ndërsa të tjerat u shkatërruan për shkak të forcës së shpërthimeve.

 

Kërkimi për të zhdukurit. një sfidë e madhe humanitare

Gjatë aksionit, edhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ofroi ndihmë. Zëdhënësja e organizatës në Gaza, Amani Al-Naouq, theksoi se mijëra familje janë përpjekur të gjejnë eshtrat e të dashurve të tyre për vite me radhë dhe se gjetja e personave të zhdukur është një nga problemet më të mëdha humanitare në Gaza.

Politikani dhe anëtari i parlamentit palestinez, Mustafa Barghouti, tha se ky ishte një nga funeralet më të mëdha në historinë e Palestinës.

Sipas raportimeve mbi situatën në Gaza, një numër i madh njerëzish janë ende të zhdukur, ndërsa trupat e shumë viktimave janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. /tesheshi.com/

Exit mobile version