Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ngritet Kisvah (mbulesa) e Qabes, fillon sezoni i haxhit zyrtarisht – VIDEO

Ngritet Kisvah (mbulesa) e Qabes, fillon sezoni i haxhit zyrtarisht – VIDEO

Sonte nën udhëheqjen e drejtuesve të Xhamive të Shenjta, u mbajt ligjerata që simbolizon fillimin e sezonës së haxhit të sivjetmë.

Me një numër në rritje të haxhinjve që po mbërrijnë në Qabe haxhi i sivjetmë i është kthyer normalës pa kufizime të vendosura për shkak të pandemisë Korona.

Si simbol i fillimit të haxhit është edhe ngritja e Kisvah-s që u bë sonte.

Kisvah ngrihet deri në 3 metra çdo vit për të parandaluar dëmtimin për shkak të turmave të mëdha që mblidhen gjatë sezonit të Haxhit dhe bëhet e vështirë të kontrollohet turma. Ajo ngrihet gjithashtu për shkak se disa haxhinjë sjellin gërshërë dhe presin pjesë të Kisvah-s duke pritur ndonjë përfitim shpirtëror nga ajo dhe për shkak se disa njerëz shkruajnë emrat ose lutjet e tyre në të.

Gjithashtu u vendos edhe një pëlhurë e bardhë rreth Qabes për të simbolizuar fillimin e Haxhit. Në të kaluarën Kisvah ngrihej në atë mënyrë që të zbulohej pjesa e bardhë e poshtme e mbulesës. Megjithatë në vitet e fundit është vënë një pëlhurë e bardhë e veçantë. /mesazhi

Exit mobile version