Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nigeri, 300 mijë të vdekur në vit nga malaria

Nigeri, 300 mijë të vdekur në vit nga malaria

Në shtetin e Afrikës Perëndimore, Nigeri, 300 mijë persona në vit humbin jetën si pasojë e sëmundjes së malarias, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e vdekjes nga malaria më shumë regjistrohen në zonat rurale të vendit.

Nga kjo sëmundja, nga e cila preken sidomos gratë shtatzëna dhe fëmijët, në vit humbin jetën 300 mijë persona.

Ekspertët theksojnë se duhet të merren më shumë masa ndaj parazitit të malarias e cila kalon nga mushkonjat. Sipas tyre, qeveria duhet të ndërmarrë hapa efektive në luftën kundër malarias.

Malaria shihet si kërcënim kryesor ndaj shëndetit publik në Nigeri.

Exit mobile version