Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nigeri, mbyllen disa shkolla pas rrëmbimit të dhjetëra studentëve

Nigeri, mbyllen disa shkolla pas rrëmbimit të dhjetëra studentëve

Në provincën Kebbi të Nigerisë është pezulluar arsimi në 7 shkolla pasi më 17 qershor persona të armatosur rrëmbyen dhjetëra studentë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Unionit të Mësuesve Nigerianë në Kebbi (NUT), Alhaji Isah Arzika, në një deklaratë tha se guvernatori Atiku Bagudu urdhëroi që 7 shkolla të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim tjetër pasi studentët ishin rrëmbyer në vend.

Arzika tha se qeveria gjithashtu udhëzoi të gjithë drejtorët e shkollave të mbyllnin shkollat që ata mendojnë se janë të pasigurta, duke shtuar se forcat e sigurisë ishin vendosur në disa shkolla.

Dy policë dhe katër mësues u vranë dhe dhjetëra studentë u rrëmbyen në sulmin ndaj Kolegjit Federal të Vajzave në rajonin Birnin Yauri të provincës Kebbi më 17 qershor. /aa

Exit mobile version