Së paku shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste Boko Haram janë vrarë gjatë një aksioni kundër kësaj organizate të zbatuar në verilindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Koloneli i ushtrisë nigeriane, Oyema Nwachukwu, konfirmoi për gazetarët se është zbatuar aksion kundër Boko Haram në rajonin Guzamala, krahina e Bornos.
“Janë vrarë së paku shtatë terroristë, një numër i madh i të arratisurve janë plagosur”, tha Nwachukwu.
Po ashtu theksohet se organizata terroriste ka kryer sulm mbi një pikë kontrolluese ushtarake në fshatin Garunda, ku gjatë sulmit humbën jetën shumë pjesëtarë të forcave të sigurisë.
Boko Haram është një organizatë terroriste të cilën në Nigeri nga fillimi i viteve 2000 e themeloi ekstremisti Muhammed Yusuf, për shkak të luftës kundër të gjitha llojeve të kulturës perëndimore, veçmas në sistemin arsimor të Nigerisë.
Yusuf nën rrethana të pasqaruara në vitin 2009 ndërroi jetë në burg, ndërsa Boko Haram më pas intensifikoi aktivitetet dhe u bë kërcënim global terrorist. Momentalisht vepron në Nigeri, Kamerun, Benin, Çad dhe Niger.