Po vlerësohet si autoudha që bashkon shqiptarët. E inaugurimi i saj u bë pikërisht në 19 vjetorin e “Betejës së Zhegocit”.
Në fillimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan morën pjesë kryeministri me shumë ministra e zëvendësministra, kryetarë komunash e qytetarë të shumtë.
Pas homazheve tek lapidari i dëshmorëve të “Betejës së Zhegocit”, kryeministri i Ramush Haradinaj, tha se këtë vit po ndihet më mirë kur kujton të rënët për liri, pasi po vlerëson se kjo autoudhë po bashkon Preshevën me Prishtinën.
Edhe vartësi i tij, ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, foli për rëndësinë e këtij projekti, të cilin e vlerësoi si gjigant infrastrukturor
Edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kishte fjalë të mira për këtë autoudhë.
