Ballina Lajmet Kosovë Nis dëshmia e Wesley Clark në Hagë, dëshmitarit të fundit të mbrojtjes

Nis dëshmia e Wesley Clark në Hagë, dëshmitarit të fundit të mbrojtjes

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur procesi i dëshmisë së ish-gjeneralit Wesley Clark, i cili është dëshmitari i fundit i mbrojtjes së Thaçit.

Në fillim të seancës gjyqësore, gjyqtari bëri të ditur se kanë paraparë që dëshmia e tij të zgjasë dy ditë dhe do të jetë në fushëveprim të kufizuar.

Clark fillimisht bëri betimin para turpit gjykues se do të flas vetëm të vërtetën.

Në këtë proces gjyqësor po merr pjesë edhe përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së, Terra Gerhersanem, pasi që Clark është dëshmitarë për të cilin ka dhënë autorizim SHBA.

Avokat i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq filloi pastaj me parashtimin e pyetjeve.

Mishetiq bëri një përmbledhje të deklaratës së mëparshme të Clark dhënë mbrojtjes, ku kishte deklaruar se është e padrejtë që gabimet e të tjerëve ti atribuohen Thaçit.

Clark pritet të thotë se asnjë person në zinxhirin komandues të NATO-s nuk kishte marrë ndonjë informacion se konflikti i armatosur kishte vazhduar pas qershorit 1999.

Ai gjithashtu do të përshkruaj se ishte i vetëdijshëm për valën e dhunës në verën e vitit 1999, pas kthimit të refugjatëve të Kosovës, dhe ia atribuon dhunën faktorëve të ndryshëm, përfshirë urrejtjen, hakmarrjen, gjakmarrjet dhe bandat kriminale.

Gjenerali Clark nuk besonte se udhëheqja e UÇK-së ishte e angazhuar në një përpjekje të koordinuar për të shënjestruar dhe sulmuar serbët apo pakicat, dhe as se Thaçi kishte ndonjë motiv të posaçëm për t’u angazhuar në një sjellje të tillë.

Clark do të përshkruajë ndërveprime të ndryshme që ai kishte pasur me UÇK-në, me delegacionin kosovar në Rambuje dhe me Thaçi konkretisht

.Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator. Kujtojmë se në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Exit mobile version