Ballina Lajmet Kosovë Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Çdo vit, gjatë muajit të Ramazani, miliona myslimanë në mbarë botën përkushtohen ndaj agjërimit për rreth 30 ditë. Nga agimi deri në perëndim të diellit, ata përmbahen nga ushqimi, duke e kthyer këtë periudhë në një akt të thellë adhurimi dhe disipline shpirtërore.

Gjatë kësaj kohe, besimtarët konsumojnë vetëm dy vakte në ditë: syfyrin, para lindjes së diellit, dhe iftarin, pas perëndimit. Por Ramazani nuk është thjesht ndalim nga ushqimi dhe pija — ai është një muaj reflektimi, përkushtimi dhe afrimi me Zotin.

Si muaji i nëntë i kalendarit islam, Ramazani konsiderohet një periudhë pastrimi shpirtëror. Myslimanët kërkojnë falje për gabimet e së kaluarës, luten për udhëzim dhe forcë për t’u përballur me sfidat e përditshme, si dhe angazhohen në vepra bamirësie e solidariteti me nevojtarët.

Kulmi i këtij muaji është Nata e Kadrit, e cila bie në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Besimtarët e konsiderojnë këtë si natën kur ka zbritur libri i shenjtë i islamit, Kurani, një natë me vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore dhe me rëndësi të madhe në traditën islame.

Exit mobile version