Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nis në Gambia Samiti i 15-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islam

Nis në Gambia Samiti i 15-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islam

Samiti i 15-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) filloi sot në kryeqytetin e Gambisë Banjul, raporton Anadolu.

Udhëheqës botërorë nga 57 vendet anëtare të OBI-së dhe më gjerë pritet të marrin pjesë, tha OBI në një deklaratë përpara samitit. Përfaqësues i Türkiyes në këtë aktivitet është Hakan Fidan, ministri i Jashtëm i vendit.

Organizata shtoi se samiti synon të forcojë unitetin “në adresimin kolektiv të sfidave të ngutshme me të cilat përballet Umeti (komuniteti musliman) dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit midis vendeve anëtare në ndjekjen e qëllimeve tona të përbashkëta, siç parashikohet në Kartë”.

OBI shtoi se samiti synon gjithashtu “të zgjerojë ekonominë tonë vendase dhe të rigjallërojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, krahas “shfrytëzimit të mundësisë për të ndarë me botën pasurinë e kulturës gambiane dhe afrikane”.

Samiti, i cili do të zhvillohet deri të dielën me temën qendrore “Rritja e unitetit dhe solidaritetit përmes dialogut për zhvillim të qëndrueshëm”, do të trajtojë çështjet globale, veçanërisht situatën aktuale në Palestinë dhe luftën e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 34.000 njerëz.

Gjatë samitit, tre dokumente kyçe – një draftrezolutë për Palestinën, draftdeklarata e Banjulit dhe draftdokumenti përfundimtar – do t’i paraqiten Këshillit të Ministrave të Jashtëm dhe më pas samitit për diskutim.

Exit mobile version