Ka nisur protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e cila po mbahet me moton “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, njofton Klan Kosova.
Protestuesit kanë filluar marshin nga oborri i Bibliotekës Kombëtare ndërkohë që do të vazhdojnë për në sheshin Skënderbeu në kryeqytet ku do të mbahen edhe fjalimet nga udhëheqësit e kësaj proteste.
