Ballina Lajmet Kosovë Nis protesta në Gjakovë kundër vizitës së pelegrinëve serbë

Nis protesta në Gjakovë kundër vizitës së pelegrinëve serbë

Një grup qytetarësh kanë nisur një protestë në Gjakovë në ditën kur serbët e zhvendosur nga kjo komunë kanë paralajmëruar një vizitë në kishën ortodokse të qytetit.

Gjatë ditës së djeshme, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, kishte kërkuar nga Presidenti Hashim Thaçi, ta bënte të mundur këtë vizitë të serbëve në Gjakovë, ndërsa Presidenti ishte përgjigjur se “është e paimagjinueshme dhe është e papranueshme që dikush të cenojë të drejtat apo të mos lejojë vizitën e qytetarëve serbë në objektet fetare, qoftë në Gjakovë ose kudo tjetër anembanë Kosovës”.

Exit mobile version