Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet rezoluta e PSD-së për dialogun.
Në bazë të së njëjtës, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti do të jetë bashkë-kryesues i ekipit dialogues bashkë me Fatmir Limajn, shkruan lajmi.net.
Vetëvendosje dhe PSD nuk po marrin pjesë në seancë.
Ndërkohë, partitë në pushtet i kanë dhënë përkrahje rezolutës e cila është në propozim që nga muaji korrik.
Në Kuvend pritet votimi i kësaj rezolute.
