Ballina Lajmet Kosovë Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq

Nis seanca gjyqësore ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-zyrtares së Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jelena Gjukanoviq, e akuzuar për veprën penale të spiunazhit.

Në këtë seancë pritet që palët të paraqesin fjalët e tyre hyrëse.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Gjukanoviqit më 4 shtator 2025, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Serbisë (BIA), të cilës dyshohet se i ka ofruar informacione të ndjeshme.

Sipas aktakuzës, e pandehura dyshohet se, nga një datë e pacaktuar deri më 28 shkurt 2025, kur edhe është arrestuar, në cilësinë e zyrtares së OSBE-së, ka ndërmarrë veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për një shërbim të huaj informativ, konkretisht për BIA-n.

Ajo ngarkohet se ka siguruar dhe shpërndarë dokumente dhe informacione konfidenciale në interes të inteligjencës serbe.

Exit mobile version