Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nisen ndihmat e para humanitare për në portin e Gazës të ndërtuar...

Nisen ndihmat e para humanitare për në portin e Gazës të ndërtuar nga SHBA-ja

Dërgesa e parë me ndihma humanitare është nisur nga Qipro për në portin e përkohshëm të sapondërtuar nga Shtetet e Bashkuara në Gaza, ka bërë të ditur të enjten ministri i Punëve të Jashtme i Qipros, Konstantinos Kombos.

Anija amerikane, e ngarkuar me furnizimet shumë të nevojshme, është nisur nga porti Larnaca i Qirpros, me synimin për të dërguar sa më shumë ndihma në Gaza përmes korridorit detar.

Nisja e anijes amerikane me ndihma për Gazën, vjen rreth dy muaj pas urdhrit të presidentit amerikan Joe Biden, për të ndërtuar portin e përkohshëm disa kilometra larg bregut të Gazës, i cili do të jetë baza e transferimit të dërgesave brenda Rripit.

Megjithatë, zyrtarë të agjencive ndërkombëtare humanitare kanë thënë se furnizimet e ardhura nga deti nuk do të jenë të mjaftueshme për të lehtësuar krizën e rëndë në Gaza.

Ata kanë thënë se mënyra më efektive për të marrë ndihma është përmes transportit tokësor.

Mbyllja e pikëkalimit Rafah dhe Kerem Shalom këtë javë, shkaktoi bllokimin e kalimit të ushqimeve, karburantit dhe furnizimeve të tjera në Rripin e Gazës.

Exit mobile version