Ballina Arritje Art Nisja e Muajit të Ramazanit: Spoti prekës në të cilin kamikazi vendos...

Nisja e Muajit të Ramazanit: Spoti prekës në të cilin kamikazi vendos të mos shpërthej (Video)

Një video në arabisht që bën thirrje për adhurimin e Allahut “me dashuri, jo terror”, është shpërndarë me të madhe në internet.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, videospoti, i publikuar në fillim të Muajit të Ramazanit, akuzon terroristët për “mbushjen e varrezave me fëmijë”.

Videoja, duke shfaqur Hussain Al Jassmi, një këngëtar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, u publikua nga kompania celulare e telekomunikacioneve kuvajtiane Zain të premten.

Ajo fillon me një fëmijë që u drejtohet terroristëve: “Unë do t’i tregoj Perëndisë gjithçka. Se ju keni mbushur varrezat me fëmijët tanë dhe zbrazni tavolinat tona të shkollës…”.

Derisa fëmija flet, videoja tregon një burrë që po përgatitet për një sulm vetëvrasës.

Personi pastaj hyn në një autobus të cilin ai duket se po planifikonte ta bombardojë, por ballafaqohet me njerëzit në bord, duke përfshirë një burrë që mban një fëmijë, duke thënë se Allahu “është krijuesi i jetës”, ndërsa terroristët sjellin vdekjen.

Videoja pastaj tregon një djalë të ri i cili i ngjan fëmijës së mbuluar me hir në Aleppo, imazhi i të cilit shkoi viral në të gjithë globin në gusht të vitit 2016.

Në video janë përmendur disa sulme të kryera nga Al-Kaida ose Shteti Islamik (IS, ish ISIS / ISIL) në vitet e fundit, duke përfshirë një bombardim të xhamisë së Kuvajtit të vitit 2015 që vrau të paktën 27 vetë dhe bombardimet e Karradës në Bagdad, 2016 që rezultoi në mbi 300 vdekje.

Dhe siç edhe mund të shihet, videoja përfundon me një mesazh pozitiv, me një martesë të lumtur dhe fëmijë të gëzuar, ndërsa terroristi i mundshëm braktis planet e tij.

Exit mobile version