Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një afroamerikane demokrate për presidente të SHBA

Një afroamerikane demokrate për presidente të SHBA

Senatorja demokrate Kamala Harris, që përfaqëson Kaliforninë, thotë se do të kandidojë për presidente në zgjedhjet e vitit 2020.

Senatorja Harris, që u zgjodh në vitin 2016, ka shërbyer më herët si kryeprokurore e shtetit.

“Unë e dua vendin tim”, tha ajo për emisionin “Good Morning America” në ABC, duke shtuar se do të luftonte për t’i dhënë vendit më të mirën e mundshme.

Një kritike e zëshme e presidentit Donald Trump, ajo është demokratja e pestë që i bashkohet betejës për nominimin e partisë në zgjedhjet e vitit 2020.

Elisabert Warren, Kirsten Gillibrand, Tulsi Gabbard dhe John Delaney kanë bërë po ashtu të ditur se do të kandidojnë.

“E ardhmja e vendit tonë varet nga ju. Ju dhe miliona të tjerë duhet të ngrini zërin dhe të luftoni për vlerat tona amerikane. Ndaj, unë do të kandidoj për postin e presidentes së Shteteve të Bashkuara”, tha senatorja 54-vjeçare, në një video të postuar në Twitter.

Nëse do të merrte nominimin, atëherë senatorja Harris do të bëhej gruaja e parë afroamerikane që do të përfaqësonte një parti të madhe në zgjedhjet presidenciale. Kamala Harris është vajzë emigrantësh nga Xhamajka dhe India.

Exit mobile version