Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një avion indian pasagjerësh rrëzohet në Afganistan

Një avion indian pasagjerësh rrëzohet në Afganistan

Një avion indian pasagjerësh është rrëzuar në provincën Badakhshan në verilindje të Afganistanit, transmeton Anadolu.

Drejtori i kulturës dhe informacionit në provincën Badakhshan, Zabihullah Amiri, ka njoftuar në një komunikatë për shtyp se një avion indian pasagjerësh është rrëzuar në Malet Tohaka që ndodhen midis rretheve Kuran-Munjan dhe Zibak, raportojnë mediat afgane.

Amiri ka thënë se një ekip kërkim-shpëtimi është dërguar në zonën e aksidentit i cili ka ndodhur në orët e mëngjesit.

Exit mobile version