Se si ka rrjedhur historiku i ujit të zemzemit na përshkruan Kurani Famëlartë dhe na tregon vetë Muhamedi a.s .. Ibën Abasi, njëri ndër transmetusit e hadithit na përshkruan tregimin e gjatë të Haxherës me të birin e saj, Ismailin a.s .. Nga kjo ngjarje do të kuptojmë se si Zoti iu përgjigj lutjes së Ibrahimit a.s .. Haxherja ka qenë gruaja e parë që ka përshkruar rrugën deri në shkretëtirë, ku nuk kishte as kushte minimale për jetesë. Sidoqoftë, kur Haxherja e lindi Ismailin a.s., Allahu xh.sh. e urdhëroi Ibrahimin a.s., që t’i dërgonte e t’i linte në një vend të largët e të shkretë. Kur i la aty dhe dëshiroi të kthehej prapa, ajo iu afrua atij dhe e kapi për rroba e i tha: “O Ibrahim, ku po shkon, e ne po na lë këtu pa ujë, bukë e pa shtëpi?” Ai nuk iu përgjigj asgjë. Ajo e pyeti disa herë, por ai nuk iu përgjigjej fare, pastaj ajo iu drejtua me fjalët: ”A të ka urdhëruar Allahu që të veprosh kështu?” Po, tha Ibrahimi a.s .. “Atëherë, ne nuk do të jemi të humbur, tha ajo.”
Ibrahimi a.s. largohej derisa arriti te një kthesë derisa nuk mund të shihej më. Aty u kthye kah Qabeja, i ngriti duart dhe filloi të lutej me këto fjalë: “O Zoti ynë! Unë i kam vendosur disa pasardhës të mi në një luginë ku nuk mbillet asgjë te Tempulli yt i Ndershëm, në mënyrë që ata, O Zoti ynë, të falin namazin andaj bëj që zemrat e njerëzve të priren kah ata dhe furnizoji ata me fruta, që te jenë mirënjohës:”
E ëma vazhdonte t’i jepte gji Ismailit a.s., dhe të pinte nga uji që kishte mbetur, kur u është mbaruar uji që e kishin me vete, ata i mori etja.
Ajo filloi ta shihte Ismailin duke u përpëlitur në agoni, ajo e la aty dhe filloj të kërkonte ndonjë njeri nëse e sheh kështu që tu ndihmojë, mirëpo nuk pa asnjë njeri atypari. Andej, jo njeri por as edhe një zog nuk fluturonte! Askund nuk dukej ndonjë shenjë jete! Mirëpo, kur ndodhej në maje të Mervës, pasi nuk gjeti asgjë Haxherja shkoi pranë djalit të saj dhe, për çudi, pa se nga vendi ku ndodhej thembra e këmbës së djalit të saj kishte shpërthyer ujë. Ajo e falënderoi Zotin për atë gëzim të madh. Nga frika se mos mbaronte, bëri një hauz prej rëre dhe ujit i tha zem, zem (Qëndro, qëndro).
Ajo filloi të bënte diçka si pellg rreth tij dhe filloi të mbushte me duar çantën e saj prej lëkure, uji po rridhte, pasi ajo kishte marr pak për vete dhe për djalin e saj. Meleku i tha asaj: “Mos ki frikën se do të braktisesh pasi kjo është Shtëpia e Allahut, e cila do të ndërtohet nga ky djalë dhe babai i tij, se Allahu kurrë nuk i braktis njerëzit e Tij.”
Shtëpia (Qabeja) në atë kohë ishte në një vend të ngritur që i ngjasonte një kodrine dhe kur vinin përrenjtë, ata rridhnin në të djathtë dhe në të majtë të saj.
Hoxhë Fidaim Fazliu
