Një 30-vjeçar ka vdekur si pasojë e shpërthimit që ka ndodhur të premten në hyrje të Gjykatës Themelore në Podgoricë, raporton “Vijesti”.
Sipas të njëjtave informacione, nga shpërthimi i bombës kanë mbetur të plagosur pesë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
“Në ora 11:35 kemi marrë njoftim se në objektin e Gjykatës Themelore është aktivizuar një mjet shpërthyes dhe se ka persona të lënduar. Kemi konstatuar se është vrarë M.B.(40) i cili ka aktivizuar mjetin shpërthyes. Kemi edhe pesë persona të lënduar të cilët janë trajtuar në Qendrën Klinike”, ka thënë për gazetarët, Sërgjan Koraq nga Policia Kriminale.
Një hetim lidhur me rastin është duke u zhvilluar.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe emergjencave. /koha
