Ramazani është muaji i 9 sipas kalendarit Hënor. Në një formë simbolike ai ngjason me 9 muajt e qëndrimit në barkun e nënës. Lindja konsiderohet si një jetë e re, një krijesë e re, një njeri i ri, i pastër nga mëkatet, i lindur në natyrshmërinë e pastër njerëzore.
Në këtë formë dhe Zoti e përgëzon agjëruesin se pas një muaji agjërim njeriu lind përsëri, i falen mëkatet, afrohet me natyrshmërinë nëpërmjet pastërtisë shpirtërore, rifillon një jetë të re, një mundësi të re, një lidhje më të fortë me Zotin, një mundësi më të madhe dhe plot shpresë për jetën.
Hoxhë Vladimir Kera
