Ballina Kuriozitete Një natë në Hënë, dhoma për 1 milionë dollarë

Një natë në Hënë, dhoma për 1 milionë dollarë

Projekti për turizëm hapësinor luksoz pritet të zbatohet në 2032.

Deri në 1 milionë dollarë do të jetë tarifa për të prenotuar një dhomë në hotelin e parë që do të hapet në Hënë.

Kjo lind nga ideja e një start-up-i kalifornian, për të tërhequr turistët hapësinorë për një strukturë hipotetike që për momentin ekziston vetëm në letër. Por sipas projektit, mendohet të hapet hoteli i parë në Hënë, në vitin 2032.

Kompania Galactic Resource Utilization Space, GRU, është themeluar nga një 21-vjeçar i diplomuar në inxhinieri në universitetin prestigjioz Berkeley. Në një njoftim, kompania bën të ditur se do të përdorë sisteme modulare për banim dhe një proces të automatizuar për të transformuar sipërfaqen e Hënës në struktura të forta e të qëndrueshme, të përshtatshme për humanët që do të shkelin aty gjatë shëtitjes hapësinore.

Nisja e ndërtimit është programuar të nisë në vitin 2029, në pritje ndërkohë të rregullimit dhe aprovimit legjislativ.

Për turistët që do të prenotojnë, duke hyrë në histori, përveç tarifës së prenotimit që nis nga 250 mijë dollarë deri në 1 milionë dollarë, më pas do t’i shtohet edhe tarifa e pagesës së dhomës në Hënë, që pavarësisht se ende nuk është përcaktuar qartë çmimi, mendohet të jetë rreth 10 milionë dollarë.

Exit mobile version