Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë thuhet se...

Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë thuhet se është shkatërruar

Pas raportimeve të mëhershme për shpërthime në fabrikën e hekurit dhe çelikut në Mariupol, që njihet si fabrika Azovstal, ligjvënësit ukrainas tani po thonë se ajo është “shkatërruar” nga granatimet ruse.

Drejtori i përgjithshëm i Azovstol tha në Telegram tha se fabrika është goditur, por nuk tregoi për shkallën e dëmit të shkaktuar.

Ai tha se punëtorët e fabrikës, që prej fillimit të luftës, kanë ndërmarrë masa sigurie në mënyrë që fabrika të mos përbënte ndonjë rrezik për banorët.

Fabrika e çelikut ka një aset kyç në Mariupol, në Detin Azov, të cilin Moska që dy javë po tenton që ta marrë nën kontroll. /rel

Exit mobile version