✍️- Vetëm sot gjatë dites merr me dhjetra lajme mortore:
-Një shoku i kishte vdekur nëna
-Një xhematliu i kishte vdekur baba
-Kosovës i kishte vdekur një akademik
-Një mësues kishte vdekur
-Një qytetarit tonë i kishte vdekur vëllau
-Mjekëve ju kishte vdekur një koleg mjek
– Një boksier vdes në aksident…
– Një puntorë humbë jetën në vendin e punës…
Po thuajse gjatë një dite vdesin njerëz të profileve të ndryshme. A nuk është një alarm për të gjithë ne që të përmisohemi në vepra, fjalë, qëndrime dhe sjellje. Të e duam më shumë Zotin, Pejgamberin, fenë, kombin, familjen.
O njerëz kujtone porosinë e Pejgamberit Muhamed a.s.:
“Përkujtojeni shpesh shkatërruesin e kënaqësive të kësaj bote- që do të thotë vdekjen. “
El-Kurtubiu tha – duke cituar dijetarin Dekakun-:
👈- Kushdo që e kujton shpesh vdekjen nderohet me tre gjëra:
1- nxitim pendimi,
2- kënaqësi zemre dhe
3- përkushtim në adhurim.
👈- Dhe kushdo që harron vdekjen ndëshkohet me tre gjëra:
1- shtyrje në pendim,
2- mungesë kënaqësie me atë që i mjafton
3- përtaci në adhurim.”
(Et-Tedhkire: fq:126).
Prof. ass. dr. Musa Vila
