Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 300 e lu’ftës

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 300 e lu’ftës

Të paktën 15 palestinezë janë vrarë dhe 40 janë plagosur nga një sulm izraelit në një shkollë që strehon dhjetëra familje të zhvendosura në lagjen Shujayea të qytetit Gaza.

Al Jazeera ka hedhur poshtë “fuqimisht” pretendimet “të pabaza” izraelite se korrespondenti Ismail al-Ghoul, i cili u vra së bashku me një koleg në një sulm izraelit në Gaza, ishte i përfshirë me Hamasin.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka paralajmëruar se lufta me Izraelin ka hyrë në një “fazë të re” pas vrasjes së Fuad Shukr në Bejrut dhe Ismail Haniyeh në Teheran.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, e ka kërcënuar Nasrallahun, duke e paralajmëruar atë që “të ndalojë fjalimet mburrëse, kërcënimet dhe gënjeshtrat përpara se të paguani një çmim të rëndë”.

Presidenti turk Erdogan i ka thënë presidentit amerikan Biden se Izraeli nuk dëshiron një armëpushim në Gaza dhe vrasja e Haniyeh “i dha një goditje të rëndë” përpjekjeve për paqe.

Të paktën 39,480 palestinezë janë vrarë dhe 91,128 të tjerë janë plagosur në luftën e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Exit mobile version