Ballina Artikuj Një popull nuk çlirohet pa mësuar të mendojë

Një popull nuk çlirohet pa mësuar të mendojë

Hoxhë Halil Avdulli

Muhamed el-Gazali shprehet
«Nuk kam frikë nga njeriu që mendon, edhe nëse gabon, sepse ai mund të kthehet në rrugën e drejtë. Por kam frikë për njeriun që nuk mendon, edhe nëse është udhëzuar, sepse ai është si kashta në erë».
Në këtë thënie qëndron një e vërtetë e madhe: gabimi i një njeriu që mendon është më i korrigjueshëm sesa bindja e verbër e një njeriu që nuk mendon. Sepse ai që mendon mund të rishqyrtojë bindjet e veta, të pranojë gabimin dhe të ndryshojë drejtim. Ndërsa ai që nuk mendon mund të ndjekë edhe të vërtetën, pa e kuptuar atë, dhe të largohet prej saj sapo të ndryshojë drejtimi i turmës.
Kjo lidhet drejtpërdrejt me tri fatkeqësitë që, përgjatë historisë, kanë rënduar mbi umetin: tirania, padituria dhe varfëria.
Siç shprehet dr. Abdulkerim Bakkar, rrënja e kësaj fatkeqësie është padituria. Ndërsa Ibn Kajjimi thotë: «Padituria është një pemë ku rriten të gjitha të këqijat».
Të tria këto fatkeqësi ushqejnë njëra-tjetrën. Tirania e pengon përhapjen e dijes dhe të mendimit të lirë. Padituria e bën njeriun të manipulueshëm dhe ia lehtëson tiranisë sundimin. Varfëria, ndërkaq, e dobëson pavarësinë e tij dhe shpesh e detyron të jetojë nën varësinë e të tjerëve.

Hoxhë Halil Avdulli

Exit mobile version