Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një poshtërim për presidentin amerikan në Uashington

Një poshtërim për presidentin amerikan në Uashington

Statuja kontraverse Trump dhe Epstein, si dy të dashuruar në Titanic

Një statujë e çuditshme dhe kontraverse është ngritur në National Mall në Uashington, që përshkruan Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe autorin e dënuar të krimit seksual Jeffrey Epstein në një skenë të frymëzuar nga filmi kult Titanic.

Instalacioni gati katër metra i lartë përshkruan dy burrat në një pozë të njohur nga filmi, ndërsa qëndrojnë në harkun e anijes përballë Monumentit të Uashingtonit.

Skulptura është pjesë e një fushate arti guerilas që besohet se qëndron pas kolektivit anonim The Secret Handshake. Instalacioni quhet Mbreti i Botës dhe është lyer me ar, ndërsa pllakat shoqëruese me mbishkrime komentojnë në mënyrë satirike marrëdhënien midis Trump dhe Epstein, të cilët ishin pjesë e të njëjtave rrethe shoqërore për vite me radhë.

Ndërhyrja artistike vjen në një kohë kur publiku amerikan po diskuton përsëri dokumentet e Epstein, në të cilat emri i Trump thuhet se shfaqet disa herë.

Dhjetë banderola me foto të Trump dhe Epstein dhe sloganin “Bëjeni Amerikën të sigurt përsëri” u vendosën pranë statujës, ndërsa ato paraqesin edhe simbolikën e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, me fjalën “Drejtësi” të hequr pjesërisht.

Ky nuk është instalacioni i parë nga ky kolektiv. Vitin e kaluar, ata instaluan një skulpturë të quajtur “Miqtë më të mirë përgjithmonë”, e cila tregon Trump-in dhe Epstein-in duke mbajtur duart, ndërsa më herët këtë vit një kopje e një mesazhi të supozuar për ditëlindje dërguar Epstein-it në vitin 2003 u instalua në Uashington. Trump mohoi se ishte autori i mesazhit, duke pretenduar se firma nuk ishte e tija, sipas Guardian.

Shtëpia e Bardhë e dënoi shpejt instalacionin. Zëvendës zëdhënësja Abigail Jackson tha se projekte të tilla tregojnë standarde të dyfishta politike.

Ndërkohë, rasti i Epstei-nit vazhdon të tërheqë shumë vëmendje publike, veçanërisht pas vdekjes së tij në vitin 2019 në një burg të Nju Jorkut, ku ai priste gjyqin me akuzat për trafikim qeniesh njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual. /tesheshi.com/

Exit mobile version