Ballina Arritje Teknologji Një problem në aplikacionin Tesla lë drejtuesit jashtë makinave

Një problem në aplikacionin Tesla lë drejtuesit jashtë makinave

Tesla ju rekomandoi përdoruesve të mbajnë një kopje të çelësit fizik në vend që të mbështeten vetëm tek smartfoni dhe aplikacioni i Tesla.

Serveri i aplikacionit Tesla ra për pak orë gjatë fundjavës duke çuar në një ndërprerje të shërbimit në mbarë botën por problemi është më i madh se kaq. Pronarët e makinave Tesla të cilët përdornin smartfonin dhe aplikacionin si çelës makine nuk mund të përdornin makinat e tyre.

Fillimisht u mendua se vetëm shoferët në Amerikën e Veriut ishin prekur por shumë shpejt u bë e qartë se problemi ishte më i madh me përdorues nga Koreja e Jugut që ankoheshin në profilin e Musk në Twitter.

Të tjerë kishin ngelur në rrugë duke kërkuar ndihmë. Ndërprerja erdhi pak orë pasi Tesla lëshoi një përditësim. Të ngelësh jashtë makine është një problem që drejtuesit i tremben më së shumti. Tesla ju rekomandoi përdoruesve të mbajnë një kopje të çelësit fizik në vend që të mbështeten vetëm tek smartfoni dhe aplikacioni i Tesla. /PCWorld Albanian

Exit mobile version