Versionet e prekura të Windows janë: Windows 10 22H2 dhe Windows 10 22H1.
Për shkak të një problemi në lidhje me aplikacionet ClickOnce, Microsoft tashmë ka vendosur të tërheqë disa përditësime dërguar në muajt e fundit.
Në të njëjtën kohë kompania dërgoi një përditësim të ri i cili supozohej të adresojë problemin.
ClickOnce është një teknologji implementimi e Microsoft me të cilën zhvilluesit mund të krijojnë aplikacione Windows dhe ti shpërndajnë përmes internetit në rrjetet e tyre.
Problemi i shfaqur në Windows 10 ju kërkonte përdoruesve të instalonin një aplikacion që është tashmë i instaluar dhe i besuar.
Duke përdorur “Known-Issue-Rollback” vendosur në versionet modern të Windows, Microsoft ka tërhequr përditësimet që shkaktuan problemin. Funksionaliteti KIR rikthen kompjuterët në gjendjen që ishin përpara instalimit të përditësimeve.
Specifikikisht janë dy përditësime që kanë shkaktuar problemin: një në Korrik (KB5028244) dhe një tjetër në Gusht. Përdoruesit e prekur nuk kanë pse të bëjnë asnjë veprim sepse KIR kryen çdo gjë. Versionet e prekura të Windows janë: Windows 10 22H2 dhe Windows 10 22H1.
Versionet e prekura të Windows janë: Windows 10 22H2 dhe Windows 10 22H1.
