Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një sulm kibernetik shkakton kaos në universitete e shkolla amerikane

Një sulm kibernetik shkakton kaos në universitete e shkolla amerikane

Një sulm kibernetik goditi disa universitete dhe shkolla në SHBA, duke shkaktuar kaos, konfuzion dhe ndërprerje të mëdha në fund të vitit akademik.

Grupi i hakerëve “ShinyHunters” thuhet se mori përgjegjësinë për sulmin, i cili bëri që softueri akademik Canvas i përdorur nga mijëra shkolla dhe universitete të dilte jashtë funksionit.

Sulmet kibernetike shënjestruan universitetet dhe shkollat në të gjithë SHBA-në, nga Kalifornia në New York, raportoi BBC.

Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë anuloi disa provime të planifikuara për të enjten dhe të premten.

Studentët në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles patën vështirësi të dorëzonin detyrat përmes platformës Canvas.

Hakerët dërguan një mesazh që kërkonte që universiteti i prekur ta kontaktonte grupin e tyre privatisht për të negociuar një marrëveshje në mënyrë që të mos i lëshonin të dhëna.

Exit mobile version