Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një tërmet 5.8 ballë godet provincën kineze Xinjiang

Një tërmet 5.8 ballë godet provincën kineze Xinjiang

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur pjesët jugore të provincës veriperëndimore kineze Xinjiang, transmeton Anadolu.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti u regjistrua rreth orës 15:44 (07:44 GMT), në një thellësi prej 10 kilometrash në qarkun Tumxuk të provincës.

Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për dëme kur mbërritën raportet e fundit nga tërmeti.

Sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës, raportoi agjencia shtetërore kineze Xinhua, magnituda e tërmetit ishte 6 ballë.

Mediat kineze raportuan se tërmeti goditi edhe qarkun Aheqi në prefekturën autonome Kizilsu Kyrgyz në Xinjiang.

Exit mobile version