Ballina Lajmet Një tërmet 6.6 ballë godet bregun perëndimor të Australisë

Një tërmet 6.6 ballë godet bregun perëndimor të Australisë

Një tërmet 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi bregun perëndimor të Australisë mëngjesin e sotëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra amerikane për studime gjeologjike (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit u regjistrua në qytetin bregdetar Broome.

Tërmeti shkaktoi panik në mesin e popullatës lokale dhe turistëve ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion për viktima apo për dëme materiale.

Exit mobile version