Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një tërmet ma magnitudë 7.2 godet bregun lindor të rajonit Kamchatka të...

Një tërmet ma magnitudë 7.2 godet bregun lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë

Një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur bregun lindor të rajonit Kamchatka të Rusisë, i vendosur në Lindjen e Largët të vendit, transmeton Anadolu.

Dega rajonale e Shërbimit të Unifikuar Gjeofizik të Akademisë Ruse të Shkencave tha se tërmeti në Paqësor u regjistrua në një thellësi prej 5 kilometrash.

ajo tha se epiqendra e tërmetit ishte 161 kilometra nga Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e rajonit Kamchatka.

Tërmeti pasoi dy dridhje të mëparshme me magnitudë 5.5 dhe 6.7.

Sipas Ministrisë së Situatave të Emergjencave, në rrethet Aleutsky, Ust-Kamchatsky dhe Petropavlovsk-Kamchatsky të rajonit u shpall një kërcënim për cunami.

Ministria ruse u rekomandoi banorëve të vendbanimeve bregdetare të largohen nga zona ku lartësia është 30-40 metra mbi nivelin e detit.

Exit mobile version