Ballina Lajmet Një tërmet me fuqi prej 5 ballësh godet Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me fuqi prej 5 ballësh godet Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar sot në mëngjes rreth orës 5 në Maqedoninë e Veriut, në rajonin Tetovë-Gostivar, 50 kilometra në jugperëndim të Shkupit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup tha se tërmeti më së shumti është ndjerë nga popullata në Gostivar dhe Mavrovë me 5 ballë sipas shkallës makrosizmike evropiane, në Tetovë dhe Shkup me 4 dhe në Manastir, Prilep dhe zonën përreth me 3 ballë.

Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Exit mobile version