Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një tërmet me magnitudë 5,7 godet Afganistanin

Një tërmet me magnitudë 5,7 godet Afganistanin

Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore, një tërmet me magnitudë 5,7 ka goditur rajonin Hindu Kush në Afganistan, transmeton Anadolu.

Tërmeti e kishte epiqendrën në një thellësi prej 79 kilometrash dhe ndodhi në orën 17:39 me kohën lokale.

Lëkundjet u ndien në kryeqytetin Kabul dhe në provincat fqinje.

Deri tani nuk ka raportime të menjëhershme për dëme materiale apo viktima.

Exit mobile version