Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një tërmet prej 5,2 ballësh godet Japoninë

Një tërmet prej 5,2 ballësh godet Japoninë

Në jug të Japonisë ka ndodhur një tërmet prej 5,2 ballësh sipas shkallës së Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike të SHBA-ve (USGS) njofton se epiqendra e tërmetit është regjistruar 45 kilometra në jug të Ishullit Ishigaki, i cili ndodhet në pjesën jugore të shtetit.

Ende nuk ka informacione lidhur për të vdekur apo të plagosur nga dridhjet e regjistruara 20,6 kilometra në thellësi të tokës.

Nuk ka paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Edhe në lajmin e agjencisë Kyodo, duke u bazuar në Agjencinë Meteorologjike të Japonisë thuhet se në afërsi të ishullit Iriomote, i cili ndodhet në rajonin Okinawa, ka ndodhur një tërmet prej 5,7 ballësh.

Exit mobile version