Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një “xhihadist” si ky që bën me turp çdo të krishter që...

Një “xhihadist” si ky që bën me turp çdo të krishter që jeton me nder

Pete Hegseth

Po tani cili është terrori i vërtetë në emër të fesë?

Teksa në dekada narrativa perëndimore ka demonizuar nocionin më fisnik islam – xhihadin, duke e paraqitur atë si me konotacion terrori në emër të fesë, tashmë, nëse i qëndron këtij përkthimi, ja ku e kanë një xhihadist ashiqare: quhet Pete Hegseth, Sekretar amerikan i Luftës, i cili as që përpiqet ta fshehë inspirimin fetar për agresionin kundër Iranit.

“Çdo ditë, në gjunjë të përkulur, me familjen tuaj, në shkollat tuaja, në kishat tuaja,” tha ai, “në emër të Jezu Krishtit”, pasi beson se sulmi amerikano-izraelit ndaj Iranit përmban një moral të krishterë të sanksionuar hyjnisht.

Pos që është një abuzim i pastër fetar dhe një injorancë e pafre dhe e paturpshme me emrin e Jesusit(Profetit Isa), është ndryshe dhe një terror tipik fetar me referencë biblike që përligj vrasjen e grave e fëmijëve, siç ndodhi e vijon të ndodhë në Gaza.

Pra, ai xhihadi spekullativ i përdorur nga narrativa perëndimore që ju atribuohet muslimanëve, tashmë iu është kthyer atyre me gojën e një kaste të çmendurish në pushtet, në Izrael dhe në SHBA, të cilët po i vënë zjarrin botës nën pushtetin e më të madhes marrëzi mbi mendjet e tyre të mbrapshta, atë me bazë fetare, duke i dhënë vetes legjitimitet hyjnor deri për krime të përbindshme.

Dhe përballë kësaj marrëzie me natyrë naziskine që duhet ta bëjë me turp çdo të krishterë të ndershëm të kësaj bote, është ai i xhihadi i vërtetë islam – përpjekja për përsosmëri morale në rrafshin individual e shoqëror e një betejë për të mbrojtur fenë, nderin e pronën, nga armiku i këtyre të trijave. /tesheshi

Exit mobile version