Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Njeriu më i pasur në botë do të japë 10 miliardë dollarë...

Njeriu më i pasur në botë do të japë 10 miliardë dollarë për kauzën e madhe

Jeff Bezos ose siç njihet ndryshe edhe si njeriu më i pasur në botë, ka deklaruar se do të dhurojë 10 miliard dollarë për të luftuar ndryshimet klimatike që po kërcënojnë jetën në planetin tonë.

Ishte vetë Drejtori i Përgjithshëm i Amazon që njoftoi për “dhuratën” që do ti bëjë mbarë njerëzimit. Me anë të një njoftimi në Instagram njoftoi se do të niste fondin ‘Bezos Earth Fund’.  Ndërsa grantet për sa i përket këtij fondacioni do të nisin verën që vjen.

Me një vlerë neto të vlerësuar prej rreth 130 miliardë dollarë, donacioni i tij përbën rreth 7.7% të pasurisë së tij.

“Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për planetin tonë” shkruan Bezos.

“Unë dua të punoj së bashku me të tjerët, për të forcuar mënyrat e njohura dhe për të eksploruar mënyra të reja për të luftuar ndikimin shkatërrues të ndryshimit të klimës në këtë planet që ne të gjithë ndajmë” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Bezos.

Themeluesi i Amazon ka saktësuar se do të ketë bursa studimi për kërkuesit, aktivistët dhe organizatat jo qeveritare në të gjithë botën. Vendimi për të ‘ndihmuar’ tokën, vjen 20 ditë pas kërkesës nga ana e 200 punonjësve të amazon për më shumë përpjekje për klimën nga ana e kompanisë dhe kritikave për politikën ambientale./tch

Exit mobile version