Ballina Lajmet Kosovë Njësitë Speciale vendosen te liqeni i Ujmanit

Njësitë Speciale vendosen te liqeni i Ujmanit

Forcat Speciale të ROSU’së për momentin gjenden te liqeni i Ujmanit.

Forcat Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës, sipas burimeve të Gaztës Express janë vendosur dhe e kanë rrethuar Liqenin e Ujmanit.

Sipas burimeve, forcat e policisë janë futur atje përmes Qendrës për Ekologji dhe Zhvillime të Sporteve që gjendet në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Siç mëson Gazeta Express, aty janë vendosur rreth 60-të forca speciale të ROSU-së, të cilët kanë rrethuar Liqenin e Ujmanit.

Exit mobile version