Ballina Sport Futboll Nominohen futbollistët e rinj për çmimin e më të mirit në Premier...

Nominohen futbollistët e rinj për çmimin e më të mirit në Premier League

Kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit të Premier League dhe tashmë kanë filluar edhe nominimet për lojtarin më të mirë të sezonit.

Faqja zyrtare e Premier League ka publikuar të nominuarit për çmimin e lojtarit më të mirë të moshës nën 23-vjeçar.

Në këtë nominim janë futur lojtarët, si: Phil Foden, Erling Haaland, Aleksander Isak, Mainoo, Cole Palmer, Bukayo Saka, Saliba dhe Udogie.

Tifozët e futbollit kanë të drejtën e votës deri më datën 13 maj, kurse fituesi tregohet më datën 18 maj pas votave të ekspertëve të futbollit.

Exit mobile version