Kosova sot ka rrëmbyer dy medalje të arta në Lojërat Mesdhetare në Tarragona të Spanjës.
Xhudistja Nora Gjakova rrëmbeu medaljen e artë, duke e mposhtur në finale italianen, Miriam Boi në kategorinë 57 kilogramë, transmeton Koha.net. Kundërshtaren e saj Gjakova e mposhti me Ippon.
Të artën në këtë garë e arriti edhe Distria Krasniqi në 52 kilogramë.