Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Norvegji, kompanive u kërkohet që të paktën 40 për qind e anëtarëve...

Norvegji, kompanive u kërkohet që të paktën 40 për qind e anëtarëve të bordit të jenë femra

Në Norvegji, qeveria ka paraqitur një projektligj që kërkon që të paktën 40 për qind e anëtarëve të bordit të kompanive të mëdha dhe të mesme të jenë femra, transmeton Anadolu.

Sipas një lajmi në Bloomberg, ministri norvegjez i Tregtisë dhe Industrisë, Jan Christian Vestre, bëri të ditur përmbajtjen e projektligjit në një konferencë për shtyp.

“Norvegjia është vendi i parë në botë që bëri hap në këtë drejtim”, tha Vestre.

Nëse projektligji miratohet, 20.000 kompanitë e mëdha dhe të mesme të vendit do të detyrohen të kenë të paktën 40 për qind të anëtarëve të bordit femra deri në vitin 2028.

Exit mobile version