Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Norvegji – Provokime kundër islamit nga ekstremi i djathtë

Norvegji – Provokime kundër islamit nga ekstremi i djathtë

Udhëheqësja e grupit të djathtë ekstrem “Stop Islamizimit të Norvegjisë” (Stop Islamisation of Norway-SION), Anna Braten, zhvilloi një protestë për ndalimin e Islamit në Norvegji dhe ofendoi myslimanët duke flakur Kuranin në tokë.

Ekstremistët e djathtë të SION-it zhvilluan një protestë në qytetin me një komunitet të konsiderueshëm mysliman të Drammenit, rreth 45 kilometra nga kryeqyteti Oslo i Norvegjisë. Grupi në fjalë ka kërkuar ndalimin e Islamit në Norvegji, ndërsa udhëheqësja e grupit, Braten, ka argumentuar se “Islami nuk ka vend në Norvegji dhe se librat e Kuranit duhet të shkatërrohen në mënyrë masive”.

Më pas policia ka ndërhyrë ndaj Braten, e cila ka marrë Kuranin në dorë për ta grisur. Pas ndërhyrjes së policisë, ajo ka flakur në tokë Kuranin dhe ka ofenduar myslimanët.

Inge Lansrud nga drejtoria e policisë në Oslo, në një deklaratë për agjencinë norvegjeze të lajmeve “NTB”, tha se nuk e kanë lejuar protestën pas fillimit të provokimeve kundër Kuranit.

Ndërkohë edhe një grup prej rreth 30 personash të përbërë nga aktivistët norvegjezë dhe myslimanë kanë reaguar ashpër ndaj protestës kundër Islamit.

Kujtojmë se muajin e kaluar lideri i lëvizjes të së djathtës ekstreme (Stram Kurs) në Danimarkë, Rasmus Paludan, dogji Kuranin dhe ofendoi myslimanët në një lagje ku jetojnë intensivisht myslimanët, gjë për të cilën pati shumë reagime.

Dy javë më parë, Marco De Wit, lider i partisë “Populli Finlandez i Pari” (Suomen Kansa Ensin) në Finlandë, bëri një provokim të madh duke e grisur dhe hedhur Kuranin në tokë gjatë fushatës të tij për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. / AA

Exit mobile version