Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, priti në takim shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Gjeneralin Luciano Portolano, ku u rikonfirmua niveli i lartë i marrëdhënieve mes dy vendeve
Gjatë bisedimeve, palët vlerësua bashkëpunimin ekzistues në fushën e mbrojtjes, i ndërtuar mbi besim dhe partneritet të qëndrueshëm, si një element të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ministri Nufi nënvizoi gatishmërinë për ta thelluar më tej bashkëpunimin, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve ushtarake, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe koordinimin në angazhimet ndërkombëtare.
Palët konfirmuan vullnetin për të forcuar më tej këtë partneritet në shërbim të paqes dhe sigurisë.
