Ballina Lajmet Kosovë Nuk arrin të zhvillohet seanca, Veseli thërret mbledhje të Kryesisë

Nuk arrin të zhvillohet seanca, Veseli thërret mbledhje të Kryesisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesel ka ftuar të gjithë kryetarët e Grupeve Parlamentarë në mbledhjen e Kryesisë.

Veseli ka bërë thirrje që mbledhja të mbahet në ora 14:00. Kryetari i Kuvendit, ka thënë se aktualisht nuk ka kuorum për të nisur punimet e seancës. Ai ka bërë të ditur se në sallë janë vetëm 57 deputetë.

Duhet shtuar se seanca e thirrur nga opozita ka dështuar të mbahej edhe dje për arsye të mungesë së kuorumit, ku duheshin edhe tre deputetë të tjerë.

Exit mobile version