Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se nuk do të jetë i falur ai që falë krimet e Serbisë, duke iu referuar kështu kryenegociatorit Hashim Thaçi.
“Nëse dialogu merr epilog do të jetë fatkeqësi për Kosovën dhe këtë do ta pengojmë që të mos ndodh ashtu siç është dizajnuar pasi brenda këtij dialogu është dizajnuar Zajednica”.
“Nuk do të jetë i falur ai, nëse vendos ta pranojë krimin e Serbisë në Kosovë”.
Kështu ka thënë Rexhepi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Unë nuk e pranojë se ka pasur krime të të dyja palëve. Asnjëherë nuk pranojë ta identifikojë UÇK-në se ka bërë krime. Mund të ketë individ, por jo UÇK-ja”.
