Ballina Lajmet Kosovë Nuk e respektoi masën mbrojtëse nga policia, shoferit i konfiskohet vetura dhe...

Nuk e respektoi masën mbrojtëse nga policia, shoferit i konfiskohet vetura dhe gjobitet me 500 euro

Policia e Kosovës ka dënuar një shofer i cili nuk respektoi masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”.

Atij iu shqiptua gjoba prej 500 eurove, pesë pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë muaj si dhe konfiskimi i mjetit.

“Njësia për Kontroll të Autostradave ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën masën mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik”, i njëjti është gjobitur 500 euro, 5 pikë negative dhe i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për 6 muaj si dhe është konfiskuar automjeti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version