Ballina Autorë Opinione Nuk është e turpshme të jesh idiot, por nëse si i tillë...

Nuk është e turpshme të jesh idiot, por nëse si i tillë nuk ‘prodhon’ klikime!

Kim Mehmeti

Ne dikur qeshnim e gezoheshim ashtu siç na vinte e siç ndjeheshim, pa pasur frikë se dikush do na regjistronte me telefonin celular dhe atë incizim do e shpërndante nëpër portale dhe web faqet televizive.

Ne dikur edhe qanim dhe pikëllimin e përjetonin natyrshëm, duke mos pasur droje se dikush do na regjistronte ashtu të mposhtur nga dhembja dhe si të tillë do na shpërfaqte përpara gjithë botës.

Sot është krejt ndryshe andaj keni kujdes edhe kur qeshni edhe kur dënesni ngaqë edhe gëzimi edhe dhembja juaj shihen vetëm si ‘lëndë’ e parë për të ‘prodhuar’ klikime.

Po pra sot e jetojmë epokën kur klikimet janë krimba që e hanë kufomën e njerëzores dhe të profesionalizmit në ne, e jetojmë pra epokën kur nuk është e turpshme të jesh idiot, por nëse si i tillë nuk ‘prodhon’ klikime!

Nga: Kim Mehmeti

Exit mobile version