Ballina Artikuj Nuk janë sytë të verbëruar, por zemrat e njerëzve

Nuk janë sytë të verbëruar, por zemrat e njerëzve

Driton Arifi

”Kur ti gjen njerëz gjenialë në Indi duke adhuruar lopën!

Neurokirurg që nuk vëren krijimin mahnitës të Allahut tek njeriu! Doktor shkence (juridik) që polemizon rregullat e trashëgimisë që i ka caktuar Allahu!

Një studiues letërsise arabe që kundërshton elokuencën gjuhësore të Kuranit!

Ose një ideolog, që fenë e sheh si ngecie e prapambeturi…

Ndërsa në anën tjetër sheh si si një njeri i thjeshtë ngritet në një mëngjes të acartë dhe e falë namazin e sabahut. Ose një grua plakë të shtyrë në moshë që nuk lë ndoshta as namazin e natës pa e falur e as agjërimin vullnetar pa e mbajtur, dhe një plak të pafuqishëm që mbahet në kërroqen e tij duke u drejtuar kah xhamia t’i falë namazet e tij.

Atëherë kuptoje se çështja nuk ka lidhje me mendjet apo diplomat e njerëzve, por ka lidhje me zemrën e njeriut..

Allahu ka thënë:” Me të vërtetë nuk janë sytë ata që janë të verbëruar, por janë verbëruar zemrat që janë në gjoksat e njerëzve’. ُEl Haxh, 46. (M. Mahmud).

Prof. Driton Arifi

Exit mobile version